Gjatë mbremjes të së shtunës ishte raportuar se ndaj dy vëllezërve serb kishte pasur një atentat në fshatin Leshak të Leposaviqit, ku për pasojë njëri nga vëllezërit Vuloviq kishte ndërruar jetë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se të arrestuarit janë shtetas të Serbisë.
“Raportohet se janë arrestuar shtatë meshkuj shtetas të Serbisë dhe një femër, po ashtu serbe, pasi që të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim në Fshatin Leshak në afërsi te stacionit te autobusëve i kanë plagosur dy meshkuj të kombësis serbe. Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë ne spitalin Mitrovicës. Policia ka konfiskuar dy revole te kalibrit të panjohur. Me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.