Ashtu si në filma ka ndodhur para pak ditësh në 1 maj një aksident në qendër të Tiranës. Makinat janë përplasur shumë keq në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”. Siç duket në video arsyeja e përplasjes së këtyre makinave është futja me të kuqe e njërës prej tyre.
Makina tip “Golf” ka ardhur nga lart me shpejtësi duke mos respektuar sinjalistikën rrugore dhe është përplasur në kryqëzim me një makinë tip “Fiat”. Megjithëse përplasja ishte shumë e fortë, nuk ka pasur të lënduar.
Në 1 maj nxori një foto të këtij aksidenti dhe vetëm sonte u bë e mundur raportimi i videos. Ende nuk dihet me siguri nëse ndonjëri nga shoferët ka qenë i dehur apo jo, por ajo çfarë mund të themi është se kjo të gjen, nëse nuk respekton semaforin.














