5 shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane të akuzuar për trafik droge.
Të arrestuarit janë dy vëllezërit Altin dhe Kelmend Muca, respektivisht 31 dhe 32vjeç, Daniel Elezi 24-vjeç, Tajar Menerja, 33-vjeç dhe Qazim Sharka, 36-vjeç.

Sipas policisë të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre të paligjshëm në qytezën e Piacenza-s.
Të rinjtë shqiptarë kanë edhe precedentë të mëparshëm penalë.
Mbi 5 shqiptarët rëndojnë akuzat për veprat penale të “trafikimit, armëmbajtjes dhe shfrytëzimit të prostitucionit.”

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë 7.65 dhe 50 gram kokainë të pastër që njëri prej të arrestuarve e kishte fshehur në automjetin e tij.














