• Latest
  • Trending
  • All

FOTO / Koleksioni fotografik i Edith Durham: Shqipëria në vitet 1903-1913

07/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

FOTO / Koleksioni fotografik i Edith Durham: Shqipëria në vitet 1903-1913

07/05/2016
in Histori, Kulture, Lajme

Nga Robert Elsie, shkrimtar, albanolog, përkthyes, interpret

Mary Edith Durham [Meri Ijdëth Durëm] (1863-1944) vinte nga një familje e madhe dhe e pasur nga veriu i Londrës. Ishte më e madhja prej tre vëllezërve dhe gjashtë motrave, të cilët ishin kryesisht të suksesshëm në karrierat e tyre përkatëse në mjekësi, inxhinieri dhe administratën publike. Edith, të cilën në familjen e saj e thërrisnin me nofkën mashkullore Dickie [Diki], ndoqi Bedford College në Londër (1878-1882) dhe më tej studioi pikturë dhe vizatim në Akademinë Mbretërore të Arteve. Në këtë kuadër, në vitin 1899, ajo bëri ilustrimet për një vëllim të kolanës Cambridge Natural History, dhe më vonë ka lënë skica edhe piktura të shumta nga Ballkani.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Si vajza më e madhe dhe e fundit e mbetur në shtëpi, asaj i kishin besuar detyrën që të kujdesej për të ëmën e moshuar dhe të sëmurë. Kjo jetë monotone bëri që Edith, pas një farë kohe, të përfundonte në prag të një krize nervore. Mjeku e këshilloi të shkëputej nga çdo gjë dhe të udhëtonte. Kështu, në vitin 1900, Edith Durham 37 vjeçare u nis me një mikeshë të saj për një udhëtim me vapor përgjatë bregut të Adriatikut deri në Kotor. Udhëtimi e magjepsi dhe përtëriu.

Tranporti i kuajve neper Drin. 1908

Mirdita

Prizreni

Një vit më pas, u kthye përsëri dhe udhëtoi gjerësisht në Malin e Zi dhe, më vonë, deri në Luftën e Parë Botërore, çdo vit ajo kalonte të paktën dy muaj në Ballkan, i cili iu bë pasioni dhe shpëtimi i saj.Në vitet 1902-1903, pasi kishte mësuar pak serbisht dhe shumë më tepër për historinë e Ballkanit, Durham bëri një udhëtim në Serbi për të mbledhur të dhëna për librin e saj të parë, Through the Lands of the Serb [Përmes trevave të Serbit], Londër 1904, ribotim 2015. Ky libër përfshin edhe rrëfimet për vizitat e saj në Shkodrën dhe Kosovën e Perandorisë Osmane. Ishin udhëtime të jashtëzakonshme, që kërkonin guxim dhe këmbëngulje, veçanërisht për një femër që udhëtonte vetëm. Edith Durham i kishte që të dyja këto cilësi.Në fund të vitit 1903 u kthye për një qëndrim pesë-mujor në Ballkan, ku punoi për Komitetin Humanitar Maqedonas (Macedonian Relief Committee).

Kryq ne Vukel te Kelmendit. 1908

Ky udhëtim dhe gjendja e llahtarshme humanitare në zonat kryengritëse të Maqedonisë, përshkruhen në librin The Burden of the Balkans [Brenga e Ballkanit], Londër 1905, ribotim 2015, i cili përfshin edhe rrëfimin e udhëtimit të saj të parë në Shqipërinë e jugut dhe të mesme. Gjatë viteve të mëpasshme udhëtoi në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë për të mbledhur materialin etnografik që u botua shumë më vonë në librin e saj Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans [Disa prejardhje fisnore, ligje dhe zakone të Ballkanit], Londër 1928, shqip Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve, Tiranë 2009, me ilustrime të autores. Politika ekspansioniste e Serbisë dhe Malit të Zi, të cilën e kishte hasur në udhëtimet e saj, u bënë shkas që ajo t’i kthente shpinën këtyre vendeve dhe t’i përqendronte më shumë vëmendjen dhe simpatitë e saj mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.Në verën e vitit 1908 Edith bëri një udhëtim tjetër në Malin e Zi, prej aty në Shkodër dhe pastaj përmes malësisë së veriut deri në Kosovë, udhëtim ky i përshkruar në librin e saj më të njohur High Albania, Londër 1909, ribotim 2015, shqip Shqipëria e Epërme, Tiranë 2012.

Burrat e fisit Shkreli ne festen e Shen Nikolasit ne Bzhete

Gra te fisit Kastrati. 1908

Ren Vula, nje djale mysliman nga Gjakova duke mbajtur kalin, guida e Edith Durham dhe burri me mustaqe, Mark Shantoja, katolik nga Shkodra, ne Kosove.1908

Shkoder, gra sllave ne fshatin Vrake. 1913

Nje virgjereshe e betuar , 47 vjece, nga Rapsha e Hotit. 1908

Selce. Nje virgjereshe e betuar e rrethuar nga burra te fisit Kelmendi

Kalaja e Beratit 1904

Dervishet e teqese ne Permet, 1904

Shpend Deli me burrat e tij, refugjate ne Vuthaj te Malit te Zi. 1913

Durham me malesore 1913

Kruja, 1923

Shelcan, Shpat, afer Elbasanit. 1904

Barke ne lumin Vjosa afer tepeles, 1904

Shkoder, Edith Durham me bajraktarin e Koplikut, 1912

Ura otomane e Drojes ne Mamurras

 

Edhe sot e kësaj dite shumë lexues janë të mendimit se ky është libri më i këndshëm në gjuhën angleze i shkruar ndonjë here për Shqipërinë.Me kalimin e kohës, Edith Durham bëri mjaft emër ndër shqiptarët e veriut për interesin e treguar dhe mbështetjen e saj për çështjen shqiptare dhe shumë shpejt ajo filloi të njihej në malet e veriut si kraljica e malesorëvet. Madje tek-tuk ndër shqiptarët u përhapën edhe fjalë se ajo ishte motra e mbretit të Anglisë. Libri tjetër, The Struggle for Scutari (Turk, Slav and Albanian), Londër 1914, ribotim 2015, shqip Lufta për Shkodrën: turq, sllavë e shqiptarë, Shkodër 2005, përqendrohej mbi rrethimin e përgjakshëm malazez të Shkodrës në kohën e pavarësimit të Shqipërisë. Ky është ndoshta libri i saj më ambicioz, një përshkrim i dhimbshëm i luftës, urisë dhe katastrofës humanitare. Gjatë asaj kohe Durham vizitoi edhe jugun e Shqipërisë dhe konstatoi se gjendja nën pushtimit grek atje nuk ishte aspak më e mirë.

Pas Luftës së Parë Botërore botoi librin Twenty Years of Balkan Tangle, Londër 1920, ribotim 2015, shqip Njëzet vjet ngatëresa ballkanike, Tiranë 1944. Ky libër përbën kulmin dhe sintezën e shkrimeve të Edith Durham. Ai përfshin periudhën nga udhëtimi i saj i parë në Ballkan në vitin 1900 deri në Luftën e Parë Botërore, dhe në një farë mënyre mund të konsiderohet si memoaret e saj. Vizitën e saj të fundit në Ballkan Edith Durham e bëri në vitin 1921. Pas kësaj, kryesisht për arsye shëndetësore, ajo nuk ishte më në gjendje të kryente udhëtime të tilla të mundimshme. Megjithatë, mbështetja e saj për Shqipërinë nuk pushoi asnjëherë gjatë dy dhjetëvjeçarëve vijues. Durham ishte anëtare themeluese e Shoqatës Anglo-Shqiptare (Anglo-Albanian Association) në Londër dhe shkroi artikuj të shumtë shtypi si dhe “letra botuesit” të panumërta për t’iu kundërvënë mendimeve të gabuara dhe për të tërhequr vëmendjen mbi Shqipërinë dhe vuajtjet e saj.

Ajo ishte gjithashtu autore e shumë artikujve shkencorë për kulturën popullore shqiptare dhe malazeze dhe për historinë dhe politikën e Ballkanit. Shumë prej këtyre shkrimeve u përmblodhën kohët e fundit në vëllimin The Blaze in the Balkans: Selected Writings, 1903-1941 [Zjarri në Ballkan: shkrime të përzgjedhura, 1903-1941], Londër 2014. Në këtë periudhë u botua edhe libri i saj i fundit, tashmë ndoshta i harruar, The Serajevo Crime [Krimi në Sarajevë], Londër 1925, ku flitet për rrethanat e vrasjes së Arqidukës Franc Ferdinand të Austrisë, vrasje e cila u bë shkas për fillimin e Luftës së Parë Botërore. Në vitet e mëvonshme, shtëpia e saj në Londër u bë vend takimi për miq të Shqipërisë dhe për shqiptarë në mërgim. Vdiq në nëntor 1944, dy javë para ardhjes në pushtet të komunistëve në Shqipëri.

Koleksioni Fotografik i Edith Durham

Në pranverën ose verën e vitit 1900, para udhëtimit të saj të parë në Ballkan në gusht të atij viti, Edith Durham bleu një aparat të vogël fotografik të markës Kodak Brownie. Me sa duket, atë aparat e ka marrë me vete në të gjitha udhëtimet e saj në Ballkan. Gjithsej tani disponojmë 450 fotografi të saj nga Ballkani. Ato ruhen kryesisht në Institutin Mbretëror Antropologjik (Royal Anthropological Institute) në Londër, në Muzeun Britanik në Londër, dhe në Muzeun Pitt Rivers në Oksford.

I jemi mirënjohës Institutit Mbretëror Antropologjik, anëtare e shquar e të cilit ishte dikur Edith Durham, që na dha leje t’ia paraqesim këto foto të harruara publikut.

Post Views: 66
Tags: edi rama
Previous Post

Video tronditëse kur përplasen makinat në qendër të Tiranës

Next Post

Detaje nga kamarieri për vrasjen e Çiços:Vrasësi si shitës cigaresh

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Detaje nga kamarieri për vrasjen e Çiços:Vrasësi si shitës cigaresh

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.