Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjes e sotme në zonën e ish bllokut në Tiranë, përballë Librit Univesitar.
I riu, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, po udhëtonte me biçikletë, kur autobusi i linjës “Tiranës e Re – Qendër” e përplasi dhe ai u shtri përtokë.
Ishin kalimtarët e rastit ata që i dhanë ndihmën e parë djalit, i cili raportohet se u plagos lehtë.















