Një automjet tip ‘Fiat Punto’ është grabitur dje në lagjen ‘Hajro Çakerri’ në Vlorë në vendin e quajtur Bishti i Kalldremit.
Dy adoleshentë, nën kërcënimin e armës i kanë marrë automjetin qytetarit Martin M.
Ky i fundit ka bërë denoncim në polici dhe pas veprimeve hetimore janë zbuluar edhe dy grabitësit.
Ata janë dy vëllezër, Denis Fajzaj 19 vjeç dhe Laidon Fejzaj 24 vjeç, nga Kanina. Dy të rinjtë u arrestuan, ndërsa gjatë kontrollit në makinë u gjetën 2 thika.
















