Një tjetër skandal i të zgjedhurve vendorë është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku tregatrët kërkuan një zgjidhje pasi i kanë larguar nga tregu. Por kyetari i Bashkisë, Ky akt i shëmtuar ka provokuar indinjatën e qytetarëve dhe shumë prej tyre kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut për kërcënim dhe fyerje për shkak të detyrës. portali i njohur “Jeta osht qejf” ka regjistruar videon dialogun e së cilës mund ta lexoni dhe ta shihni më poshtë.
“Ku do hamë? Kam 12 kalamaj për të ushqyer?”, qan hallin një nga protestueset, por përgjigja e Tushes i lë pa fjalë.
“Po kush t’i polli ty? Lagjja apo vetë? Rriti vetë.”
Jo vetëm kaq, por debati mes tyre ka vazhduar deri në kërcënime, përsëri nga ana e Kryetarit.
“Unë dua të drejtën, s’kam ku të ha! Jam e sëmurë!”
“Mos më ngri mua zërin. Ta fus atë portofolin mu në gojë unë!”
Pas skandalit të kryetares së bashkisë Gjirokastër, ku me një komunikim vulgar dhe arrogancë të pashembullt u shkarkua drejtori i Ujësjellësit, gjuha prej rrugaçi e kryebashkiakut të Lushnjes, dëshmojnë për përdorimin e pushtetit dhe votës së qytetarëve si dhunë për t’u mbyllur gojën atyre. Ato janë treguesi më i saktë se nuk kemi të bëjmë me fenomene sporadike, por me një metodë qeverisje prej të fortësh që nuk përfill ligjin dhe etikën e një zyrtari të zgjedhur.
Pa dyshim që ky model frymëzohet nga kryeministri Edi Rama, i cili jo vetëm personalisht e përdor arrogancën e pushtetit dhe gjuhën e urretjes, por edhe selektimin e të zgjedhurve të tij e ka bazuar mbi karakteristikat e të fortëve dhe sharlantanëve. Prandaj nuk është çudi që një kryetar bashkie fyen Presidentin e Republikës, që një ministër flet si gangster duke i thënë gazetarit “mos ma trash zërin”, prandaj dhe Lushnja zbulon një trim që është i aftë “t’i fusë portofolin në gojë” një gruaje që proteston për varfërinë e saj.
Video:
















