Po shkulen palmat e vendosura në autostradën Tiranë-Durrës. Krejtësisht të thara nga i ftohti, pemët po hiqen, për t’u rivendosur sërish pas zgjerimit të rrugës. Projekti i palmave në anë të autostradës kushtoi rreth 600 mijë dollarë. Projekti ishte i përkohshëm, pasi autostrada pritet të zgjerohet me më shumë korsi. Burime zyrtare thanë se palmat do të rivendosen sërish në ane te autostrades, në përfundim të punimeve.lapsi






















