Një makinë e mbushur me paratë e një banke private të nivelit të dytë është grabitur mesditën e sotme. Makina është grabitur në rrugën Tiranë-Rinas.
Paratë mësohet se i përkisnin një banke të nivelit të dytë dhe po dërgoheshin për në aeroportin e Rinasit, për tu dërguar jashtë.
Policia ka ngritur postblloqe për të kapur grabitësit.





















