Qyteti i Vlorës është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës dhe vazhdojnë ende.
Autoritetet njoftojnë se zonat më problematike janë akset rrugore nga Kampi i Puntorëve deri tek Uji i ftohtë, ku janë bllokuar disa mjete nga rënia dhe depozitimi i inerteve (nuk kemi dëmtime të objekteve).
Problemtatike janë gjithashtu zonat “Ujë i ftohtë” – “Radhimë”, fshatrat “Sherisht”, “Selenicë”, “Peshkëpi”, vendet e quajtura “Skelë”, “Albano dhe Romina”, “Kepi i kalldrëmit”, lagjia “10 Korriku”, zona prej të cilave ka telefonata për ndihmë nga disa familje.
Policia ka njoftuar shërbimet e Emergjencës së Prefekturës dhe Drejtorisë së Ujësjellësit/Kanalizimeve.
Orikumi -> ka reshje, pa probleme,
Himara -> ka reshje, pa probleme,
Novosela -> ka reshje, lumi Vjosë është në shtratin e vet.
Saranda -> ka reshje, pa probleme.
Delvina -> ka reshje, pa probleme.





















