Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në fshatin Adriatik në Kurbin, ku është arrestuar një 67-vjeçar dhe është proceduar në gjendje të lirë një 21-vjeçare.
Sipas policisë, Shkurt Shkurti 67 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kërcënoi me çifte GJ.P dhe familjarët e tij. Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje sapo morën njoftimin, duke arrestuar të moshuarin dhe sekuestruan armën e gjahur që kishte me leje.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në banesë, 21-vjeçari L.Shkurti hodhi në oborrin e banesës së pabanuar të fqinjit një automatik, të cilën e posedonin pa leje. Arma u gjet nga policia dhe vajza akuzohet për pengim të së vërtetës.
Automatiku ishte i mbushur me 30 fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje në ngarkim të 67-vjeçarit.

















