Ai theksoi po ashtu se Republika e Kosovës synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe ofron të gjitha kushtet e mundësitë për investitorët, duke i quajtur heronj.
“Prodhuesit vendorë dhe investitorët që investojnë në Kosovë janë heronj të vërtetë të ditëve tona, ngase ata me punën dhe përkushtimin e tyre janë duke bërë atë që sot i duhet më së shumti vendit tonë, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, theksoi Veseli, percjell lajmi.net.
Kryekuvendari Veseli theksoi se Kosova është vend i sigurt dhe me të ardhme të ndritur, ngase ka rini kreative dhe invencion, është shtet evropian me synime të qarta integruese euro-atlantike.























