Sipas aktakuzës në vitin 2015, Musa Ademi që nga viti 2012 e tutje, kishte bërë thirrje vazhdimisht personave që të marrin pjesë në aktivitetet e organizatës terroriste, ekstremiste “ISIS”. Ai ka bërë propagandë lidhur me aktivitetet e kësaj organizate dhe njëkohësisht ka siguruar fonde për terrorizëm.
Gjithashtu, Ademi ka arritur të rekrutoj disa persona për t’ia bashkuar organizatës terroriste “ISIS”, duke ua blerë edhe biletat dhe duke ua siguruar transportin për të shkuar në Siri.























