“Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, të dyshuarit E. A., 21 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar vepër penale ‘asgjësim, dëmtim i pasurisë’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Veriu.info mëson se personi i arrestuar ishte pjesëmarrës në aksionin e Vetëvendosjes, ku më 26 gusht ishte tentuar vendosja pranë shtëpisë së Kadri Veselit e një panoje në të cilën shkruante “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”.






















