Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot (e premte) ka shpallur edhe formalisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Kam nderin të shpall kandidaturën. Pas një konsultimi me bashkëshorten time, familjen, kolegët dhe votuesit e PDK-së, e kam shpallur kandidaturën për të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr PDK-në”, ka thënë Veseli, në konferencë për media.
Veseli ka shtuar se udhëheqja e PDK-së nuk do të jetë vetëm privilegj për të, por edhe obligim i madh.
“PDK i ka dhënë kuadro dhe menaxherë të çmuar Kosovës dhe është treguar gjithmonë e hapur për të tjerët. Këtë nuk e shoh vetëm privilegj, por edhe obligim për të punuar”, ka thënë ai.
Veseli ka shprehur mirëonjohjen për ish-kryetarin e partisë, Hashim Thaçin, i cili javë më parë është zgjedhur President i Kosovës.
Kandidati për kryetar të PDK-së ka paraqitur disa pika të programit politikë të cilat tha se do t’ia propozojë anëtarësisë së PDK-së.
“Do të vazhdoj me ngritjen e Partisë Demokratike të Kosovës. T’i ruaj sukseset e deritashme, por edhe t’i shtoj ato. Do të vazhdoj politikën e partneritet ndërkombëtar, veçanërisht me vendet të cilat ishin përkrah Kosovës. Do të punoj në anëtarësimin e PDK-së në familjën e partive të djathta evropiane. Do të ruaj partneritetin me partitë tjera politike në Kosovë, që kanë synime të njejta, edhepse mund të ndryshojnë ndopak me programin tonë”, ka thënë ai.
“Prioritet i përhershëm i imi është marrëdhënia e përhershme me SHBA-të”, ka therksuar ai.
Veseli ka thënë se synim i tij do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe përmisimi i jetesës së qytetareve.
Ai ka shprehur përkushtimin e tij për avancimin e proceseve integruese të Kosovës.
“Disa qytetarë janë të majtë e disa të djathtë, por ata e duan Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Këtë synim do ta shndërroj në prioritet, gjatë mandatit tim”, ka thënë ai.
Veseli ka folur edhe për vizionin e tij për zhvillimin ekonomik. Ai është zotuar se do të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë.
















