Banesa e dy paraplegjikeve, nënë e bijë, ka rënë pre e grabitjes nga dy persona të maskuar mbrëmjen e së djeshmes. Grabitësit kane hyrë në shtëpinë e Marjeta Kuretës nga dritarja e tualetit, duke shfrytëzuar një tub aspirimi të vendosur në pjesën ballore të pallatit, në qendër të Korçës.
Pasi kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe brinjë invaliden, e cila ka mbetur pa ndjenja, grabitësit kanë bastisur shtëpinë në kat të tretë dhe janë larguar duke marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish ari, raporton ORA NEWS.
Policia e Korçës po punon për identifikim e grabitësve. Grabitësit kanë studiuar çdo lëvizje të gruas,ne dyqanin e saj në qendër të qytetit.















