Kryeparlamentari Veseli i ka cilësuar si vlerë të veçantë raportet e mira mes dy shteteve.
Kryetari i Kuvendit ka theksuar nevojën që përkrahje norvegjeze të vazhdojë edhe në të ardhmen, me theks të veçantë në forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian, raporton lajmi.net.
Ministri i jashtëm norvegjez, Borge Brende, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë e veçantë që gjendet për vizitë në Kosovë dhe për zhvillimet pozitive.
Kreu i diplomacisë norvegjeze konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për Kosovën dhe aspiratat e saj euro-atlantike, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme për të gjithë rajonin.























