Sipas tij zhvillimet e fundit nga bota dhe nga rajoni, tregojnë se Kosova duhet medoemos ta krijoj Ushtrinë e vet.
“Shtetet pa ushtri janë përjashtim nga rregulli. Ushtria e një shteti i përket sovranitetit shtëpiak pra llogaritet si parim i shtetësisë. Një ushtëri është e domosdoshme pasi këtë po na imponojnë rrethanat ndërkombëtare”, u shpreh deputeti Konjufca raporton lajmi.net.
Ai në këtë aspekt përmendi edhe armatosjen e Ushtrisë të Serbisë, dhe ushtrimet e përbashkëta mes shtetit të Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë, duke vlerësuar se shteti serb po shndërrohet në bazë logjistike ruse.






















