Ai ka lidhur edhe arrestimin në Francë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me presionin që po bëhet ndaj këtij subjekti politik, në kohën kur, sipas tij, është forcuar.
“Sa herë që Aleanca është ngritur, ka pasur edhe presione edhe tentime për ta penguar”, ka thënë ai në Info Magazine.
“Këto janë tentime për të na gjunjëzuar ne – Aleancën. Por vështirë se do të mund ta bëjnë këtë gjë. Sa herë kemi pasur ngritje ka pasur kësi ngjarjesh”.






















