Një grup nga Berna me emrin “Grupi për protestë paqësore” ka njoftuar se më datë 19 korrik do të organizopjë një protestë paqësore në Bernë kundër rastit “Monstra”.
Grupi në fjalë ka thënë se synimi i protestës është lirimi i pesë shqiptarëve, nëse ndaj tyre s’ka prova që i fajësojnë për krim.
Organizatorët kanë thënë se në këtë protestë do të ftojnë sa më shumë shqiptarë, me qëllim që të ketë një jehonë sa më të madhe çështja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni















