Ajo ka ndërruar jetë menjëherë pasi ka rënë nga kati i asaj banese. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Në vend të ngjarjes ka dalë policia dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ajo.
Deri më tani sipas Ahmetit, nuk ka detaje tjera për motivet e këtij rasti.