Ai parshtroi vizionin që ka ndjekur gjatë punës së tij si president në këto vite, gjatë bisedës në Kimberly Hotel, në Manhattan, vetëm pak ditë pas fjalimit vjetor në emër të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme.
Presidenti Nishani tha se ndonëse duhen disa muaj deri sa të ravijëzohet një e ardhme për zyrën e presidentit, një gjë është e sigurt se ai nuk ka ndërmend të dalë në pension kaq shpejt. Se çfarë nënkupton kjo për në planin politik, nëse ai nuk rizgjidhet president mbetet për t’u parë.






















