Të tjera denoncime vijojnë të bëhen nga qytetarët që janë mashtruar nga Lule Makashi, e cila premtonte punësim dhe studim në Kanada, Australi dhe Angli.
Kësaj radhe, denoncim ka bërë një qytetar nga Devolli, i cili ka deklaruar se është mashtruar nga Lule Makashi.
44-vjeçari me iniciale A.A thotë se ajo i kishte premtuar punësim në Australi kundrejt shumave të parave 250 mijë Lekë të reja dhe 3015 Dollarë australianë.
Lule Makashi është arrestuar para disa ditësh dhe ndodhet në paraburgim. Ajo u ekstradua nga Kanadaja, pasi autoritetet i anuluan vizën 10-vjeçare duke marrë shkas nga denoncimet e shumta të qytetarëve në Shqipëri.