Një pikë transfertash u grabit rreth orës 08;00 të mëngjesit të sotëm, nga përsona të panjohur, me skafandra në kokë.
Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Grabitësit kanë hyrë nga dera e pasme e pikës së transfertave, ku ndodhej vetëm një punonjës.
Njëri prej grabitësve i ka drejtuar pistoletën, duke e kërcënuar, ndërsa tjetri ka marrë paratë. Të dy janë larguar me shpejtësi me motor.
















