Petrit Vasili në një deklarate për mediat ka kërkuar nga Lulzim Basha që të heq dorë nga kërkesa e tij për dorëheqjen e Metës, pasi vet Basha është i akuzaur në Prokurori për vjedhje.
“PD të heqë dorë nga kërkesa për dorëheqjen e Metës. Basha është i vetmi qytetar që nuk mund ta bëjë këtë kërkesë, sepse të gjithë e dimë se ky person është akuzuar nga prokuroria për vjedhjen e 230 milionë dollarëve. Pra, ky person vijoi të ishte ministër pasi vodhi 230 milionë dollarë dhe duke përdorur makinacione pa fund shpëtoi nga drejtësia.
Ai nuk pranoi që kjo çështje të gjykohej në themel që të zbardhej e vërteta. Ndaj ai vijon të jetë i akuzuar për vjedhjen e 230 milionë dollarëve, një çështje ende e pambyllur dhe si e tillë ai vazhdon të mbetet politikani më negativ në raport me ligjin. Kërkesa e tij vijon ta bëjë më qesharake atë dhe PD-në”,- tha Vasili.
















