Persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi eksplozivi në banesën e një 79-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Verion të Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se autorët e ngjarjes e kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së shtetasit S.Sh. Si pasojë e shpërthimit është hapur një gropë e madhe në oborr, por fatmirësisht nuk janë regjistruar dëme në njerëz dhe materiale.
Policia ka shkuar në skenën e krimit për të mbledhur provat materiale. Gjithashtu grupi hetimor ka marrë në pyetje 79-vjeçarin, për të kuptuar motivin e sulmit që i është bërë. Ende nuk dihen autorët, por po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.















