Një pako e dyshimtë është gjetur në qepenin e një dyqani në katin e parë të një pallati.
Ajo është pikasur nga kalimtarë të rastit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë njoftuar forcat xheniere.
Pakoja është gjendur në një pallat në afërsi të zonës së njohur si “Brryli”.
Në pako është gjetur një kallëp tritoli lidhur me një fitil ndezës.
Kanë qenë 200 gramë tritol të pajisur me një fitil ndezës dhe kapsollë detonator.
Eksplozivi ishte vënë në një biznes të vogël lojërash online dhe interneti.
















