Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka vlerësuar se vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund t’i japin fund ngërçit të krijuar politik, sepse sipas tij, as PDK me partnerët e saj e as koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk mund të sigurojnë qeveri stabile.
Prandaj Murati ka deklaruar se presidentja Atifete Jahjaga, në konsultim me partitë politike, duhet të merret vesh sa më shpejt për organizimin e zgjedhjeve të reja, ka thene Murati për “Epoka e Re”.
“Zgjedhjet e reja do ta zgjidhin lëmshin te partitë, sidomos në elektoratin shqiptar, duke qenë se në to do të kishim pak a shumë tri grupe, i pari koalicioni PDK-PD-LB në të cilin eventualisht do të mund t’i bashkëngjitej edhe AKR dhe koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Murati.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















