Dardan Sejdiu thotë se Lëvizja “Vetëvendosje” nuk do të lëshojë pe karshi Bllokut: LDK, AAK, Nisma, për bisedimet dhe privatizimin. Përfaqësuesi i LVV-së thotë se i mbetet Bllokut të zgjedhë në mes kritereve të LVV-së ose atyre të Listës “Srpska”. Lëvizja Vetëvendosje nuk do të lëshojë pe në dy pikat që ua ka vënë kusht Bllokut tri partiakë: LDK, AAK, Nisma, për koalicionin e gjerë. Madje, përfaësuesit e kësaj lëvizjese as që e kanë ndërmend t’i thërasin më liderët e këtyre partive për takime të radhës, sepse szgjidhja e ngërçit politik, sipas VV-së , është në duart e bllokut, shkruan Zëri.
Ai tha se takimi i fundit i LVV-së dhe i Bllokut ka qenë mëngjesi i 17 korrikut, kur u mbajt seanca konstituive e Parlamentit të Kosovës, i cili përfundoi me refuzimin e Bllokut opozitar për të nënshkruar marrëveshjen për koalicion.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














