Gazeta “Koha ditore” shkruan se Gjykata Kushtetuese tanshmë i ka dhënë përgjigje disa pjesëve të pyetjeve të adresuara nga PDK në lidhje me seancën konstituive të mbajtur me 17 korrik.
Sipas kësaj gazete, që thirret në burimet e saj, gjykata ka konstatuar njëzëri, pa ndonjë votë kundër, që seanca konstituive është mbyllur në momentin kur Flora Brovina ka konstatuar mungesën e koriumit në sallë dhe e ka shpallur të mbyllur seancën. Pas këtij vendimi të kryesueses se Kuvendit nuk ka mundur të rinisë seanca pa mbledhjen e kryesisë apo me mbledhjen e 40 nënshkrimeve të deputeteve për seance të re.
Rrjedhimisht nga kjo, shkruan gazeta, zgjedhja e Isa Mustafes në pozitën e Kryetarit të Kuvendit ka qenë e jashtëligjshme duke mos u përfillur procedurat në zgjedhjen e tij.
Gjykata pritet të vendosë edhe në lidhje me atë se kush konsiderohet se e ka grupin më të madh parlamentar në Kuvend, përkatësisht PDK që ka fituar 37 ulëse nga zgjedhjet apo blloku opozitar që pas zgjedhjeve ka krijuar 47 vota në Kuvend, duke pretenduar t’i këtë edhe votat e minoriteteve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















