Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi, ka deklaruar se “disa njësi administrative nuk kanë një vend depozitimi të mbetjeve të përcaktuar”.
Sipas Agasit, institucioni i tij ka kryer kontrollet në 61 bashki, në territorin e tyre dhe në akset e rrugëve kombëtare.
“Disa bashki nuk depozitojnë mbetjet në landfillet e qarqeve. Kryetarët e bashkive si përgjegjës të drejtpërdrejtë të ngarkuar nga ligji, të jenë proaktivë në zgjidhjen e situatave akute për mbetjet urbane”, është shprehur kreu i ISHMP-së.
Megjithatë, sipas tij, situata për menaxhimin e mbetjeve urbane në 2016-n paraqitet dukshëm më pozitive se vitet e kaluara.
E. S















