Bukuroshja nga Përmeti, Polikseni Manxhari, është fituesja e konkursit të bukurisë “Miss Massachusetts USA”. |
|
Vitin e ardhshëm ajo do të konkurrojë në Miss USA 2015. Bashkë me kurorën ajo do të fitojë edhe një bursë prej 45, 600$, nëse pranon të shkojë në Lindeneood University në St. Charles, Missouri. Konkursi për shtetin Massachusetts u zhvillua në Lowell University në Tewksbury.
Polikseni Manxhari është diplomuar në Shkollën e Mesme rajonale në Wachusetts dhe tani studion për psikologji në Northeastern University.Ajo ka punuar për “Samaritans, Inc” dhe ndërsa ndjek shkollën punon paralelisht në departamentin e burimeve njerëzore si koordinatore rekrutimi për New England Team, Inc. Polikseni është vajza e dy emigrantëve shqiptarë, Arben dhe Alma Manxhari. |
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...



















