Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës në një urim në Facebook.
“Gezuar Pashken!
Te dashur miq, sot besimtaret ortodoks shqiptar festojne Pashken. Dita e ngjalljes se Krishtit Mbret eshte dita e pavdeksise se Hyjit por edhe e njeriut, shpreses, besimit dhe sakrifices se tij per Zotin, vlerat me te mira hyjnore e njerezore. Le te urojme ne te dashur miq besimtaret ortodoks shqiptar dhe te gjithe besimtaret e Zotit; Gezuar Pashken dhe ti lutemi bashkerisht me ta kete dite te bekuar qe pashket e tjera me mire te na gjejne e ti kremtojme, Gezuar!!!”, është urimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha.















