Sot është festa e Pashkës, e cila festohet nga besimtarët ortodoksë dhe që simbolizon ngjalljen e Krishtit.
Ashtu si në vendin tonë, edhe në Greqi besimtarë të shumtë festojnë sot këtë festë.
Por, në këtë ditë të veçantë, shqiptarët sërish kanë treguar zemërgjerësinë dhe bujarinë e tyre. Bëhet fjalë për disa shqiptarë që jetojnë në Greqi, të cilët u dhuruan refugjatëve sirianë ushqime dhe mish.
Është për të ardhur keq në fakt që një festë të tillë, këta refugjatë e festojnë mes vuajtesh, e mbi të gjitha pa një çati mbi kokë. Fotot e mëposhtme janë dërguar nga lexuesit e Syri.net, dhe janë bërë në qytetin e vogël të Katerinit në Greqi, ku qëndrojnë një pjesë e emigrantëve nga Siria.
Mishi që refugjatët sirianë po pjekin është dhuruar pikërisht nga disa shqiptarë, të cilët u kanë ofruar atyre ushqim në këtë ditë feste e që simbolizon ngjalljen e Krishtit.





















