Katër grabitësit në Shkodër, që ishin bllokuar brenda banesës së biznesmenit që do të grabisnin, kanë mundur të arratisen dhe të largohen nga banesa.
E çuditshme në fakt se si kanë mundur të largohen, kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Shkodrës mbanin të rrethuar banesës ku ishin bllokuar grabitësit.
Këta të fundit kanë qenë të armatosur dhe ka patur të shtëna me armë. Megjithë numrin e madh të forcave blu që ishin në terren, grabitësit u larguan ‘nën hundën’ e policisë pa mundur që të kapen. Dyshimet janë se grabitësit mund të jenë larguar para mbërritjes së FNSH, edhe pse pronari i banesës i kapi në flagrancë dhe njoftoi uniformat bli. Policia nuk ka dhënë ende detaje për ngjarjen.
Grabitësit kishin edhe një bashkëpunëtor, por ky i fundit është arrestuar nga policia. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të 4 grabitësve për t’i kapur. E gjithë ngjarja ndodhi në një pallat në lagjen ‘Rus’.



















