• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Xhafer Krasniqi: “Sfida e sotme e diasporës, angazhimi dhe përfshirja e të rinjve në politikën e vendit ku jetojnë”

16/05/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

“Udhëtimi im” – Xhafer Krasniqi: “Sfida e sotme e diasporës, angazhimi dhe përfshirja e të rinjve në politikën e vendit ku jetojnë”

16/05/2019
in Kosova, Opinion, Udhetimi im

Xhafer Krasniqi është nga ata shqiptarë të suksesshëm në Britani, që e ka nisur udhëtimin e tij nga dy dekada më parë, kur u detyrua nga lufta të ndërpresë studimet në Kosovë dhe të emigrojë. Mes shkencës, inxhinierisë dhe mësimdhënies, Krasniqi me besimin e madh në vetvete, punën dhe pasionin ka arritur të përballojë me sukses çdo sfidë dhe të integrohet mjaft mirë në shoqërinë e sotme britanike. Gjithësi, është nga të paktët që synon kthimin në atdhe, me qëllimin e mirë që të ndihmojë sadopak në formimin akademik të brezit të ri, pasi mesazhi i tij është i  qartë dhe mjaft domethënës: “Mos i nënvlerësoni potencialet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe duajeni atdheun me shumë!”

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nuk mendoj se ka një përgjigje të thjeshtë dhe të shkurtër në këtë pyetje. Them këtë pasi që nuk ka qenë i mirëllogaritur më parë, por as edhe spontanisht, plotësisht, meqë kam qenë i influencuar nga vëllezërit më të mëdhenj. Fillimisht, mbase, kam mundur të dukem i prirur për shkencat shoqërore, por ka mjaftuar një shtytje e vogël nga vëllai që të orientohem në shkencat inxhinierike.  

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Vazhdimi i shkollës së mesme në shkollën teknologjike më të mirë në Prishtine më dha një vetëbesim të madh dhe ka ndikuar që unë të orientohem plotësisht në fushën e teknologjisë, të cilës nuk i jam ndarë as sot.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Jo, nuk mendoj se kam pasur një çelës të tillë, por përpjekja e pandërprerë për të arritur deri tek ky çelës dhe besimi se do ta arrija këtë gjë, më ka ndihmuar në rrugën time deri këtu ku jam.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Braktisja e Kosovës në një kohë shumë të vështirë dhe pa perspektivë, mandej ngjarjet që pasuan dhe që rezultuan në lufte kur ende isha në mesin e studimeve, ishin sfidat më të mëdha më të cilat duhej të ballafaqohesha në atë kohë. 

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Edhe kjo pyetje nuk e ka një përgjigje të thjeshtë. Megjithatë, mendoj se përcaktimi për shkencat teknologjike/inxhinierike më ka ndihmuar të integrohem më lehtë në shoqërinë britanike dhe të sistemohem në punë shumë të mira. Kjo do të ishte shumë më vështirë të realizohej, nëse do të kisha ndonjë profesion tjetër, si bie fjala në shkenca shoqërore, apo edhe shkenca mjekësore, meqë gjetja e një pune të mirë me këto profesione, ishte më e vështirë. Pra, analizuar nga ky kënd ku ndodhem tani dhe shikuar në kontekstin kohor të ardhjes sime në Londër rezulton të jetë zgjedhje e mirë.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Një prej arritjeve më të mëdha, mendoj, se ishte përfundimi me sukses i studimeve postdiplomike në Britani. Fillimisht studimet për Master dhe mandej ato të doktoraturës. Një arritje tjetër, që e konsideroj që shkon përtej vetvetes, është edhe gjetja e kohës për t’u përfshirë dhe ndihmuar në jetën akademike në Kosovë, përkundër kohës shumë të limituar dhe angazhimeve në punë dhe familje.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Dashuria e përhershme për atdheun më sjell ndërmend shumë gjëra të bukura nga e kaluara, përkundër vështirësive dhe vuajtjeve të asaj kohe, të cilat tanimë dihen, më bënë të ndihem shumë mirë, kur shoh se si kanë ndryshuar gjërat për mirë, në mënyrë të veçante hapja e kufirit dhe afrimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë.   

Unë kam udhëtuar shumë me punë në të kaluarën, në shume vende të botës, por emocionet që kam kur udhëtoj në Kosove dhe Shqipëri, janë të veçanta dhe kjo është arsyeja kryesore që viteve të fundit, çdoherë bëjmë pushimet verore atje.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Ardhja nga një familje punëtore dhe dëshira për të përmirësuar jetën dhe ndryshuar gjërat, ka qenë një faktor shtytës dhe mund të quhet një cilësi nga atdheu që më ka ndihmuar të integrohem në shoqërinë britanike dhe të arrij këtu ku jam.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Unë konsideroj se shoqëria britanike ishte mjaft toleruese dhe liberale, deri në referendumin për Brex-it dhe mbase edhe pas këtij referendum. Unë, si individ, kurrë nuk kam pasur ndonjë problem, si i huaj në këtë shoqëri, ndonëse mund të ketë ndonjë diskriminim të vogël gjatë aplikimeve për punë, apo edhe gjatë karrierës brenda kompanive por, në përgjithësi, nuk kam pasur probleme në këtë drejtim. Kjo mbase mund të jetë kështu, për faktin se kam punuar për kompani shumë serioze, ku performanca dhe profesionalizmi ishin kriteret kryesore matëse.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Mendoj se janë duke u bërë disa përpjekje në drejtim të duhur për të përmirësuar këtë bashkëpunim nga organizata dhe shoqata të ndryshme shqiptare në Britani, si bie fjala gazeta e juaj, “The Albanian”, së bashku me projektet tuaja të sukseshme, Unioni i Biznesmenëve Shqiptarë, Unioni i Profesionistëve Shqiptarë në Britani etj., por a mund të bëhet më shumë? Mendoj se po.

Ky bashkëpunim mund të përmirësohet duke larguar disa paragjykime dhe barriera brenda komunitetit shqiptar në Britani dhe duke margjinalizuar dhe izoluar elementin keqbërës që po e njollos imazhin e komunitetit shqiptar, këtu në Britani.

Një formë tjetër e përmirësimit të këtij bashkëpunimi do të ishte angazhimi dhe përfshirja e të rinjve shqiptarë në skenën politike në Britani, përveç atyre në sport dhe muzikë, të cilët do të ndikonin që të unifikonin komunitetin dhe të homogjeni -zonin këtë komunitet edhe më shumë. Kjo do t’i bënte shqiptarët të ndihen më të prezantuar dhe më krenarë për përkatësinë e tyre kombëtare.      

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Të punohet më shumë, të hiqen iluzionet se ikja nga atdheu është zgjidhje e duhur dhe të harrohet dëshira e paarsyeshme e pasurimit të shpejtë. Mos të nënvlerësohen potencialet që ka Shqipëria dhe Kosova dhe të mendohet në afate të gjata.  

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Ka disa përpjekja nga qeveritë te përmirësojnë legjislacionet përkatëse që do t’u mundësonte shqiptareve në diasporë të investojnë ne atdhe dhe t’u mbrohen ato investime. Unë nuk jam shumë në rrjedhë për këtë problem dhe nuk mund të them nëse këto përpjekje janë të mjaftueshme. Qeveritë do të duhej të bënin më shumë në promovimin e vlerave shqiptare, si bie fjala tradita, gjuha, historia dhe turizmi dhe këtë jo vetëm për diasporën, por edhe për të huajt.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Krahas angazhimit tim në industri dhe zhvillimet teknologjike këtu në Londër dhe përkundër kohës së limituar qe kam nga ky involvim, unë gjej kohë edhe për të ligjëruar në universitete në Prishtinë. Në të ardhmen mendoj të shtoj këtë angazhim timin akademik edhe më shumë dhe mbasë një ditë, jo shumë të largët, të kthehem në Prishtinë plotësisht dhe t’i përkushtohem studenteve të mi për të ndihmuar, në përgjithësi, dhe për të përmirësuar studimet dhe mënyrën e kërkimeve shkencore ne universitete ku punoj.

“The Albanian”   tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

Mos i nënvlerësoni potencialet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe duajeni atdheun me shumë!

“The Albanian”

Post Views: 133
Tags: londer
Previous Post

Agim Aliçkaj: Serbia duhet trajtuar si çdo agresor që e ka humbur luftën

Next Post

Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Borchardt, një lake që duhet përbuzur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.