• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Lulzim Syla: “E drejta e votës në vendlindje dhe e drejta për vendimmarrje janë sfidat e sotme të diasporës”

09/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

“Udhëtimi im” – Lulzim Syla: “E drejta e votës në vendlindje dhe e drejta për vendimmarrje janë sfidat e sotme të diasporës”

09/09/2019
in Udhetimi im

Lulzim Syla është sot një ekonomist i aftë dhe menaxher i suksesshëm i biznesit të tij në Gjermani. 
Me formim profesional në Kosovë dhe programe të zhvillimit të karierës edhe në SHBA, Austri e në Gjermani, si shumë emigrantë të tjerë, edhe Lulzimi e familja e tij e nisi nga zero udhëtimin e tij e nis pas luftës si shumë të rinj mes sfidave në Kosovën e shkatërruar dhe një vizioni që përmes zgjerimit të biznesit të depërtojë edhe në tregje botërore, ku prej disa vitesh vepron edhe në Gjermani. Syla jep ide dhe sugjerime sesi të arrihet bashkëpunimi ndërshqiptar, sesi shteti duhet të krijojë e përmirësojë një rrjet funksional biznesesh, se si diaspora të jetë në qendër të vëmendjes dhe Samitin e Diapsorës duhet ta marrë në dorë vetë diaspora dhe se ajo të jetë vendimmarrëse dhe të votojë për vendin e vet. Sfidat e ardhshme të Lulzim Sylës janë optimiste, zgjerimi në tregje ndërkombëtare me produkte dhe shërbime nga fusha e energjisë së ripërtëritshme, kurse në aspektin profesional shkrimi i një libri për bizneset shqiptare në botë, pa lënë mënjanë edhe edukim shtesë në fushën e biznesit në Gjermani.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Profesioni im si ekonomist, përkatësisht në fushën e menaxhimit të biznesit, ka ardhur si rezultat i ndikimit nga biznesi familjar, ku tani jemi gjenerata e dytë, dhe nevoja për të zhvilluar biznesin më tutje ka ndikuar që të orientohem drejt ekonomisë. Por ka qenë edhe dëshira e brendshme për të studiuar në këtë fushë. Si profesione të dyta, kur isha në shkollën e mesme, e sidomos tani pas një përvoje jo të pakët, do më pëlqente të kisha studiuar arkitekturë, ose diçka të afërt nga inxhinieria.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Përveç përfundimit të studimeve, që ka qenë kënaqësi e veçantë, pastaj udhëtimi si pjesë e “International Visitor Leadership Program”, në vitin 2012, në Amerikë, ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme profesionale, sikurse edhe specializimet e tjera jashtë vendit si në Austri e në Gjermani. Ndërsa në aspektin e profesional, zgjerimi i biznesit në Gjermani dhe vende të tjera i vlerësoj si një arritje që vazhdon edhe tani.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Disiplina që kemi trashëguar nga familja ka qenë çelësi kryesor i suksesit, qoftë në vazhdimësi të biznesit, tek gjenerata e dytë që jemi ne tani, por edhe mbajtjes së unitetit dhe harmonisë në familje. Pastaj, kjo ka reflektuar edhe në përkushtimin për të lëvizur para në karrierë dhe arritje të qëllimeve, por që jemi në rrugëtim, sepse jemi ende të rinj.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Sfidat më të mëdha ishin si ato të shumicës së shqiptarëve, të cilët pas lufte dolëm shumë të dëmtuar, dhe na u desh që të fillojmë gjithçka nga e para. Pastaj konsolidimi, si shtet i ri, ka reflektuar domosdoshmërisht edhe në rrjedhat e jetës dhe punës profesionale, kështu që sfidat kryesore ishin ringritja e gjithçkaje në një vend paslufte e që praktikisht na ka marrë shumë kohë të gjithëve si shoqëri. Ndërsa në aspektin e biznesit, sfidë e vazhdueshme mbetet depërtimi në tregje ndërkombëtare.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Sigurisht që në jetë të jepen mundësi dhe raste të ndryshme, për të cilat shpesh mendon se si do të ishte jeta po të vazhdoje këtë apo atë rrugë, por e rëndësishmja është se me shumicën e vendimeve jam i kënaqur me gjendjen aktuale dhe çdo herë duhet të synojmë për më shumë suksese.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Sigurisht se njeriu është gjithmonë në kërkim të më të mirës, por duke  falënderuar Zotin dhe përkushtimit të madh në punë, sot kam një familje shumë të mirë, dy fëmijë të shëndetshëm dhe një grua që më mbështetë në çdo moment.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe” ?

Të qenurit i shtypur si popull, në periudha të ndryshme dhe me vuajtje, fjala “Atdhe” për ne shqiptarët është fjalë e cila hyn në grupit e fjalëve shpirtërore, si nënë e baba, ku në çdo moment të sjellë një përjetim të mirë, nganjëherë edhe të dhimbshëm, por mbi të gjitha emocionues e me kujtime të mira.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Përkundë sfidave jashtëzakonisht të mëdha që kemi kaluar si popull, kalimi nëpër këto sfida na ka kalitur të jemi më të guximshëm, insistues dhe ta përkrahim dhe të jemi afër njëri – tjetrit, si në atdhe, por edhe kur jemi në vende tjera, në diasporë.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në përvojën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Edhe pse nuk kam shumë vite që jam në Gjermani, të jetuarit në një vend të ri, sadoqë ka shumë të afërm dhe në përgjithësi shqiptarë,  përsëri ka qenë një periudhë e vështirë adaptimi, në rrethana të reja dhe integrimi, në një shoqëri tjetër me më shumë rregulla dhe kulturë tjetër, por që sot ndihem më i lehtësuar.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Kam pasur rastin të jem që nga fillimi i krijimit të rrjeteve të para të bizneseve në diasporë dhe kam ndihmuar në shumë procese mbi bazën e përvojës që kam pasur në Kosovë, me organizata të ndryshme. Bashkëpunimi shqiptar mund të përmirësohet përmes organizimit më të mirë të rrjeteve të biznesit, duke vendosur struktura menaxheriale të mirëfillta, pastaj shoqatat e themeluara në diasporë duhet të nxisin projekte për mësim të gjuhë shqipe në vende të Evropës, atje ku ka shqiptarë. Sfidë mbetet e drejta e votës në vendlindje dhe e drejta për vendimmarrje. Gjithashtu ministritë përkatëse, si ajo Punëve të Jashtme apo e Diasporës, mund të bëjë shumë më tepër në rrjetëzim më të madh të bashkatdhetarëve, sepse kanë gjithë databazën dhe mekanizmat për të ofruar më shumë për bashkë qytetarët e saj.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

T’i kushtohet shumë më tepër rëndësi arsimit dhe shëndetësisë, kur këto dy fusha i ke të rregulluara dhe me standard, fushat e tjera rregullohen pikërisht nga njerëzit e arsimuar mirë dhe me shëndet të mirë.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Qeveritë shqiptare, duhet përmend një fakt, që nga presioni që kanë pasur nga komuniteti i diasporës, kanë lëvizur më mire në disa iniciativa, sesa në krahasim me vite më parë, por mbetet shumë për t’u bërë në realizim të planeve që janë shkruar në letër dhe diaspora, gjithashtu, duhet të jetë më këmbëngulëse në jetësimin e kërkesave të tyre. Ta marrim shembull, si GERMIN, kemi propozuar që organizimin e Samitit të Diasporës ta marri diaspora në menaxhim.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Në kuadër të biznesit jemi duke u zgjeruar në tregje ndërkombëtare me produkte dhe shërbime nga fusha e energjisë së ripërtëritshme, kurse në aspektin profesional kam filluar të shkruaj një libër për bizneset shqiptare në botë dhe jam duke planifikuar të ndjek edukim shtesë në fushën e biznesit në Gjermani dhe, krahas gjithë këtyre angazhimeve, jam i përkushtuar në jetësimin e shumë projekteve që kanë të bëjnë me lidhjen e diasporës me vendlindje, siç është angazhimi që bëjë në GERMIN.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

Fillimisht ju përgëzoj për punën e deritanishme dhe pikërisht numri kaq i madh i ndjekësve duhet t’ju shtyjë edhe më tepër që ta pasuroni platformën tuaj edhe me më shumë informacione kombëtare e ndërkombëtare, në dobi të informimit të drejtë të shqiptarëve kudo që janë. 
Petrit Kuçana The Albanian

Post Views: 139
Previous Post

“Udhëtimi im” – Bekim Brestovci: “Duhet të mbizotërojë besimi te njëri- tjetri dhe të eliminohet dëshira për bajraktarizëm!”

Next Post

“Udhëtimi im” – Detina Zalli: Flini me ëndrra dhe zgjohuni me qëllime! Limiti juaj është vetëm imagjinata

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

“Udhëtimi im” – Detina Zalli: Flini me ëndrra dhe zgjohuni me qëllime! Limiti juaj është vetëm imagjinata

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.