• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Detina Zalli: Flini me ëndrra dhe zgjohuni me qëllime! Limiti juaj është vetëm imagjinata

09/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

“Udhëtimi im” – Detina Zalli: Flini me ëndrra dhe zgjohuni me qëllime! Limiti juaj është vetëm imagjinata

09/09/2019
in Udhetimi im

Detina Zalli iku nga Shqipëria fëmijë, me ëndrrën dhe dëshirën e madhe për t’u bërë dikush në jetë. Me shumë vështirësi, por me pasion, punë e vullnet të hekurt, ajo arriti atë që dëshironte, më shumë se aq dhe sot është një shkencëtare në kuptimin e vërtetë të fjalës, një emër i suksesshëm dhe i nderuar në Britaninë e Madhe. Tre janë çelësat e suksesit të saj: të kesh uri për sukses, të ëndërrosh dhe të jesh e vendosur për ta arritur atë. Intervista e mëposhtme me Detinën është një guidë për të gjithë ata që ëndërrojnë, por mbi të gjitha, për ata që kanë një qëllim në jetë.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Gjithmonë kam pasur dëshirë të behëm mjeke, por asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje shkencëtare. Të ishe shkencëtare, më dukej në atë kohë (që isha fëmijë dhe jetoja në Shqipëri), si  një gjë e paarritshme. Profesionin shkencëtare e krahasoja me Ajshtajnin dhe e dija që nuk isha si ai (mbase një çikë fare, ndoshta).

Pas ardhjes në Angli, u  njoha më mirë me shkencën. Eksperimentet e ndryshme që bënim në shkollë,  librat e shumëllojtë që lexonim më pëlqenin shumë e më shumë. Isha  kurioze të dija se si funksionin qelizat, si komunikonin ato me njëra- tjetrën etj. Isha shumë e uritur për njohuri. Aspekti tjetër që më motivonte jashtëzakonisht shumë është të zbuloja diçka që do të ishte shumë e rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme në fushën mjekësore. Dhe kështu vendosa t’i futesha rrugës shkencore. Pjesa tjetër e profesionit tonë është mësimdhënia. Gjithmonë kam pasur dëshirë të ndaja njohuritë me të tjerët, duke u munduar t’i pasuroja ata. Kur isha fëmijë u beja mësim kukullave, që më pas u zëvendësuan me fëmijë te vegjël, dhe me vone me studentët dhe profesionistë. Për pjesën e mësimdhënies mund të them që gjithmonë e kam pasur si një vokacion të brendshëm.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Moment i rëndësishëm, besoje, ka qenë kur u pranova në universitetin e Sussex për të studiuar Molecular Medicine. Aty fillova projektet e para shkencore me profesorë dhe shkencëtarë të shkëlqyer që më nxisnin të ecja para gjithmonë. Fakti që projekti im i parë shkencor më nxiti akoma më shumë të punoja më fort dhe adhuroja më tepër këtë degë.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Mbase është e vërtet që nuk ka një çelës suksesi. Unë kam pasur tre çelësa. Çelësi i parë për mua ka qenë “Uria për sukses”. Të jesh i uritur do të thotë të sakrifikosh, që do të thotë të punosh rëndë. Do të thotë të punosh kur të tjerët flenë, të punosh kur të tjerët zbaviten, të punosh kur të tjerët shkojnë me pushime. Të jesh një hap para, ose dy apo tre.

Kjo është e lidhur edhe me çelësin e dytë, “Të ëndërrosh”. Ëndërrtat pa punë nuk realizohen. Prandaj edhe unë them shpeshherë: “Flini me ëndrra dhe zgjohuni me qëllime”.  Çdo sukses i vogël apo i madh fillon me një ëndërrimtar.

Dhe në fund, çelësi i tretë, “Vendosmëria”. Shpeshherë në karrierë do ndeshemi me gjera që nuk na pëlqejnë, do punojmë me njerëz që janë pak të vështirë, do kemi vështirësi në projekte. Asnjë gjë nuk është fushë me lule. Prandaj është shumë e rëndësishme të jemi të vendosur dhe të mos dorëzohemi kurrë përpara vështirësive, por të ndjekim pasionin tonë.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Mund të them shumë situata të ndryshme në ketë aspekt, si për shembull udhëtimi me maune në Angli, ditët që fjetëm jashtë, në Francë, pa bukë, apo përgjegjësia e madhe që, si fëmijë, kishim sa erdhëm në Angli (u bëmë prindër te prindërit tanë duke qenë se ata nuk flisnin anglisht dhe na duhej të merreshim unë dhe motra me të gjitha gjërat, apo bulizmi që kaluam në shkollë). Por, besoj që sfida me e madhe për mua ka qenë të prisja babin kur vinte nga puna në Shqipëri, në periudhën 1997-1998. Sfida më e madhe ka qenë të mos i hiqje sytë nga akrepat e orës dhe të dëgjoje të shtënat jashtë lagjes e të shpresoje që babi ishte mirë, që asgjë e keqe nuk do ndodhte, që do vinte pas një minute apo dy a tre. Sfida më e madhe ka qenë pritja. Në atë periudhë ku gjithçka ishte kaos, ku shikonim njerëz të plagosur, që ulërinin, që ziheshin. Për një fëmijë, kjo është një gjë dramatike.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Besoj që, nëqoftëse nuk do të kishim ardhur në Angli, do isha bërë mjeke/profesore në Tiranë. Jam e sigurtë për këtë.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Guximi dhe vendosmëria. Të përballem me frikët e mia dhe t’i kaloj ato.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe” ?

  Ndonëse e larguar prej 20 viteve nga Shqipëria, gjithmonë ndihem pranë saj. Në asnjë vend të botës nuk ndihem më mirë sesa në Atdheun tim. Është shumë e vërtetë, kur thonë: “Nuk ka si vendi yt”. Unë kam fatin që udhëtoj shpesh nëpër botë, për shkak të profesionit, dhe kam parë vende të mrekullueshme, magjepëse, por, me sinqeritetin më të madh, mund të them që asnjë vend nuk e zë vendin e Shqipërisë. Shqipëri, për mua, do të thotë “identitet”. Është i vetmi vend ku “Unë ndihem Unë”. Mbase për këtë arsye edhe fëmijët, Destinit, Diellit dhe Amosit, i ushqejmë me frymën shqiptare, u flasim shqip, u tregojmë gjëra për Shqipërinë dhe kemi vendosur që t’i marrim në Shqipëri ketë verë, etj.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Cilësia më e mirë është “Dashuria”. Jemi me fat që, si popull, jemi shumë të dashur dhe shumë mirëpritës. Shpeshherë ia them mamit këtë gjë. Jemi të bekuar nga Zoti, sepse ndonëse nuk i ka dhënë Shqipërisë pasuri monetare, i ka dhënë asaj pasuri jetësore. Kjo është gjeja më e çmuar që ne kemi, dhe e kemi përdorur këtë sa më shumë për integrim. Shpeshherë, kur ftoj kolegët apo shoqet në shtëpi, më thonë: “Obobo me sa shumë dashuri na pret familja jote!”, apo “O sa shumë  gjëra që ka gatuar mami jot për ne!, etj.”. 

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Për mua emigrant do të thotë të braktisësh vendin e zemrës për të gjetur vendin e punës. Të jesh fizikisht në vend të huaj, por me zemër në atdhe. Unë edhe Argita e kemi vuajtur këtë  pjesën e të qenit “emigrant”, edhe sepse ne shqiptarët, fatkeqësisht, nuk është se kemi një nam të mirë jashtë atdheut tonë.  Ne e vuajtëm si fillim kur shkuam për herë të parë në shkollën angleze, kur shumë studentë anglezë nuk ishin të kënaqur që ne ishim në klasën e tyre dhe e shprehnin këtë pakënaqësi çdo herë. Por ne asnjëherë nuk u dorëzuam dhe u përgjigjeshim “sharjeve” të tyre, që të qenit shqiptar ishte krenari për ne dhe jo pasojë. Në fakt, në fund të shkollës, (megjithëse na u desh kohë, të them të drejtën) bëmë edhe disa shoqe angleze që e shikonin Shqipërinë (pas shumë shpjegimeve) si një vend të vogël, të pasur me mirësi dhe dashuri. Them që ia dolëm mbanë.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Fjala “Bashkëpunim” mendoj se thotë gjithçka.  Bashkëpunimi përmirësohet duke bashkëpunuar. Të bashkëpunohet do të thotë të punohet bashkë me të tjerët, me një qëllim, të shikohen interesat atdhetare apo interesat e skuadrës dhe jo ato personale. Ne shqiptarët e kemi pak këtë gjë, që i biem gjoksit me grusht  dhe themi: “unë, unë dhe vetëm unë – s’ka asnjë tjetër!”. Mendoj që sa më pak gropë në gjoks, aq më shumë rezultat ka.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Mendoj që mëmëdheu do pasurohej më shumë në qoftë se ka motivonim te të rinjtë, të ishin me mendje të hapur dhe të mbështesin më shumë te njëri – tjetri. Mendoje që do ishte shumë mirë për rininë shqiptare, gjithashtu, të ishin të udhëhequr nga pedagogë korrektë, shembullorë dhe profesionalë.  Edukimi është çelësi i jetës, qoftë jetësor, qoftë profesional dhe profesorët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë gjë. Ata duhet të japin shembullin më të mirë, nëse ne duam që rinia shqiptare të eci përpara në botë, sepse nuk na mungon zgjuarsia, vullneti apo puna.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Mendoj që qeveria shqiptare duhet të fokusohet më shumë tek rinia dhe edukimi i saj, (siç e kanë bërë kohët e fundit) sepse e ardhmja jonë janë ata.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Planet e mia më të afërta profesionale janë të bashkëpunoj me disa kolegë në Harvard për të zhvilluar disa kurse shkencore në Tiranë, nga muaj maj deri në shtator.  Plani personal është të shkoj në Shqipëri me Destinin dhe Diellin (t’i fus në një kopsht shqiptar – meqë ra fjala, jam duke kërkuar publikisht një edukatore të mirë) dhe të festojmë së shpejti 1-vjetorin e Amosit.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekes online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

Flini me ëndrra dhe zgjohuni me qëllime. Limiti juaj është vetëm imagjinata . 
Petrit Kuçana The Albanian

Post Views: 174
Tags: detina zalli
Previous Post

“Udhëtimi im” – Lulzim Syla: “E drejta e votës në vendlindje dhe e drejta për vendimmarrje janë sfidat e sotme të diasporës”

Next Post

“Udhëtimi im” – Brikena Muharremi: “Kemi ndërtuar botën me aftësitë tona, tani është koha t’a ndërtojmë vendin tonë”

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

“Udhëtimi im” – Brikena Muharremi: “Kemi ndërtuar botën me aftësitë tona, tani është koha t’a ndërtojmë vendin tonë”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.