Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se ndihmës-sekretarja për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, do të vizitojë Kosovën më 13 korrik.
Gjatë bisedimeve me zyrtarët kosovarë, Nuland thuhet se do të fokusohet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe në përparimin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Në kuadër të turneut që nis sot, Nuland do të qëndrojë edhe në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Britani dhe Belgjikë.















