Një person i moshës 22 vjeçar ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Brestofc të komunës së Rahovecit.
Sipas një komunikate për media, personi në fjalë ka vdekur në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pas plagëve që kishte marrë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me këtë rast ka arrestuar një të dyshuar, mirëpo i njëjti nuk është intervistuar ende për shkak se është nën ndikimin e alkoolit.
E hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedimin e rastit, ku në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e llojit pistoletë M 57 e kalibrit 7.62 mm e fshehur në ushqim bagëtish në oborrin e të dyshuarit të arrestuar e cila besohet të jetë përdorë në rast.
Ndryshe, janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre karikatorë me 31 fishekë të njëjtit kalibër, kurse trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi. /Telegrafi/
















