Një mesazh nga e dashura në telefonin e 21 vjecarit, ka bërë që ky i fundit të qëllojë me thikë të dashurën e tij. Në mesazh vajza 15 vjeçare nga Saranada i bënte të ditur të dashurit se do të vazhdojë shkollën, duke refuzuar kështu martesën me të. “Unë jam për shkollë, dhe jo për martesë. Dua të vijoj jetën time”. Ky ka qenë mesazhi i dërguar nga e mitura, e cila kishte vendosur të refuzonte kërkesën për t’u martuar me qëllim që të kompletohej me arsim. Historia e dashurisë kishte nisur që kur ajo ishte 13 vjeçe dhe djali gjashtë vite më i madh.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Ksamil. Sipas Policisë, rreth orës 06:30, Klodian Oruçi, 21 vjeç, banor i Ksamilit, ka goditur me thikë të dashurën e tij A.Sadiku e pas kësaj ka goditur edhe veten, në shenjë hakmarrjeje.
















