Një gjykata turke ka dhënë dhjetë dënime me burgim të përjetshëm dhe 454.5 vjet shtesë për tre pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH (ISIS), sipas raportimeve me origjinë shqiptare, të cilët në qytetin Nigde në mars të vitit 2014 vranë dy pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe një civil si dhe plagosën tetë persona.
Në gjykatën penale në provincën Nigde, sot u mbajt seanca përfundimtare gjyqësore të cilën të akuzuarit e ndoqën përmes një video-linku nga burgu në Ankara.
Në fillim të seancës, të cilën e ndoqën edhe familjarë të oficerit të vrarë turk, të akuzuarit nuk shfrytëzuan të drejtën për prononcim përfundimtar para shpalljes së vendimit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Që të tre të akuzuarit, sipas raportimeve me origjinë shqiptare, u shpallën fajtorë.
Muhamed Zakiri nga Maqedonia është dënuar me burg të përjetshëm dhe 134.5 vite burg shtesë, Cendirim Ramadani nga Zvicra mori burg të përjetshëm të pesëfishtë dhe 175 vite shtesë, ndërsa Banjamin Xu me shtetësi gjermane u dënua me burg të përjetshëm të katërfishtë dhe 131.5 vite burg shtesë.














