Gjykata e Lartë italiane la në fuqi dënimin më burgim të përjetshëm për Veli Selmanajn, 49-vjeçarin shqiptar nga Kosova që 16 tetorin e vitit 2013 qëlloi për vdekje me pistoletë ish gruan dhe vajzën e tij, shkruajnë sot mediat italiane.
Viktimat e sulmit ishin 45-vjeçarja Fatime dhe 21-vjeçarja Senade.
Krimi ndodhi para një supermarketi në Pescina, në provincën e L’Aquila-s. 49-vjeçari ishte divorcuar nga bashkëshortja, e cila e akuzonte për ngacmime seksuale dhe dhunë ndaj vajzës së tij.
Gjykata vendosi gjithashtu izolimin gjatë gjithë kohës për autorin për një viti e gjysmë, si dhe dëbimin e tij nga territori italian, në rast se lirohet nga burgu për sjellje të mirë.
Në momentin e vrasjes së dyfishtë, Selmanaj sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku kishte gjetur punë pas divorcit. Kthimi në Itali duhet të shërbente për të përfunduar praktikat lidhur me divorcin, shkruajnë mediat italiane.
















