Një 25-vjeçar nga Tropojaështë denoncuar në polici, pasi publikoi në Facebook fotografinë e një vajze.
Nisur nga ky veprim i të riut Fatjon M., mamaja e vajzës që iu publikua foto bëri kallëzim ndaj 25-vjeçarit, duke thënë se ai nuk kishte marrë leje për të publikuar fotografinë e vajzës së saj.
Sipas dëshmisë së 45-vjeçares, Fatjon M. nuk ka vënë në dijeni mamanë e vajzës për të publikuar në Facebook foton.
Nuk dihet se çfarë lidhje kanë i riu me vajzën që i publikoi foton.















