Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në Patra, pasi rrahu keq një 31-vjeçar duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë.
Sipas mediave greke, sherri mes tyre ndodhi jashtë një lokali nate dhe i dhunuari u dërgua në spital me dëmtime të rënda.
Ai ishte qëlluar me grushte dhe sende të tjera të forta nga 37-vjeçari shqiptar.
Greku ishte mbuluar me gjak dhe humbi ndjenjat nga goditjet e forta.
Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë dhe policia u njoftua vetëm ditën e djeshme nga babai i 31-vjeçarit.
















