Një 52-vjeçar nga Korça po hetohet në gjendje të lirë pasi në doganën e Kapshticës nuk kishte deklaruar një shumë të madhe parash kur doli nga Shqipëria.
Mësohet se qytetari me iniciale J.F dyshohet se paratë i ka përfituar nga ndonjë aktivitet kriminal.
Policia referoi materialet në Prokurori dy ditë më parë, ndërsa ngjarja për të cilën bëhet fjalë ka ndodhur në gusht të vitit 2014, kur qytetari J.F nuk deklaroi në doganën e Kapshticës 50 mijë Euro.
Policia dyshon se kjo shumë parash është përfituar nga aktivitete të mundshme kriminale.















