Një 61-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Fier, pasi është përplasur nga treni.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Çipllakë, ku 61-vjeçarja Hike Gjodeshi është përplasur nga treni i linjës Tiranë –Vlorë, teksa ishte duke kaluar shinat.
Portali Balkanweb raporton se kalimtarë të rastit janë përpjekur t’i japin gruas ndihmën e parë, por fatkeqësisht ajo ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Policia mbërriti në fshatin Çipllakë dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















