Ata kërkojnë anullimin e vendimit Task-Forcës së ngritur nga Prefektura dhe Bashkia e Tiranës, që vendosi të mbyllë tregun ku zhvillojnë biznesin e tyre
Tregtarë të tregut te ish-Uzina Dinamo protestojnë edhe para Kuvendit. Pas protestës së tyre para prefekturës, bashkisë dhe ministrisë së Bujqësisë, tregtarët e ish-Uzina Dinamo kanë protesutar sot edhe para Kuvendit, duke kërkuar që të anullohet vendimi I bashkisë dhe prefekturës për mbylljen e tregut ku ata zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ata kanë sqaruar sërish se vendimi i Taske-Force i përbërë nga bashkia dhe prefektura, nuk është i drejtë dhe se me mbylljene këtij tregu mbeten të papunë rreth 5 mijë veta të cilët mbajnë me këtë aktivitet familjet e tyre. Tregtarët nuk pranojnë të zhvendosen në tregun e ndërtuar pranë autostradës në Kashar, dhe theksojnë se atyre poi u bëhet padrejtësi pasi nëpër të gjitha rrugët e kryeqytetit ka tregtarë ambulant, të cilët nuk janë ndaluar nga bashkia e prefektura. Ata kërkojnë që më parë duhet të vendosen në tregun e atostradës tregtarët ambulantë, pasi në se kjo nuk ndodh atëherë nuk kanë arsye qytetarët të shkojnë deri në autstradë për të blerë pasi i kanë rrugëve të Tiranës, dhe në këtë mënyrë rrezikohet të falimentojë biznesi i tyre.
Përveç protestave, tregtarët e ish-Uzina Dinamo firmosën pak ditë më parë një peticion kundër mbylljes së tregut. Peticioni është kundër vendimit të Task-Forcës së ngritur nga Prefektura dhe Bashkia e Tiranës, që vendosi të mbyllë tregun tek ish-Uzina Dinamo dhe në rrugën “Hamdi Pepa”, për shkak se nuk plotësonin kushtet e tregtimit dhe ato higjieno-sanitare.
Tregtarët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim, në mënyrë që të mos ekzekutohet vendimi për pezullimin e 386 subjekteve, që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë treg.















