• Latest
  • Trending
  • All

PAK padit Erjon Veliajn në gjykatë për shpifje

02/06/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

PAK padit Erjon Veliajn në gjykatë për shpifje

02/06/2016
in Aktualitet, Lajme

Shoqatat e grupeve me aftësi të kufizuar: Jemi të vendosur të protestojmë pa ndërprerë kundër projektligjit problematik dhe mafioz të ministrit Veliajt

Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar deklaron se do të padisë në gjykatë për shpifje, ministrin e Punës dhe Mirëqënies Sociale, Erjon veliaj. Vendimi i grupeve të këtyre shoqatave, të personave me aftësi të kufizuar, u bë publik nëpërmjet një njoftimi për shtyp ku theksohet se ministri Veliaj ka shpifur në mënyrë të qartë dhe të pastër. Ata pretendojnë se kjo është një mënyrë e ministrit Veliaj për ti bërë presion kësaj kategorie për të mos kundërshtuar ligjin e miratuar nga ministria e tij për personat em aftësi të kufizuara. Shoqatat e personave me aftësi të kufizuara, deklarojnë se janë të vendosur të kundërshtojnë këtë ligj I cili sipas tyre është problematic dhe mafioz. “Grupet e aftësisë së kufizuar janë të vendosur të kundërshtojnë dhe të protestojnë pa ndërprerë kundër projektligjit problematik dhe mafioz të Veliajt. Ai është një projektligj vrastar, sepse nuk i jep asgjë askujt, me një efekt financiar 0 dhe sigurisht kur përfshihesh në një fushë ku nuk ke çfarë të marrësh, diçka do të humbasësh.
Ministri Veliaj nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit po përpiqet t’u mbyllë gojën personave me aftësi të kufizuar. Ministri ka shpifur në mënyrë të qartë dhe të pastër dhe vazhdon të fyejë sistematikisht personat me aftësi të kufizuar. Për këtë arsye, sot (dje) do të dorëzohet një padi në gjykatë mbi shpifjet se gjoja ne paskemi menaxhuar 1.14 milionë dollarë për godinën në Vaqarr. Është e vërtetë si drita e diellit se tenderat, kontratat, supervizorët dhe çdo procedurë tjetër është zhvilluar nga Ministria e Mirëqenies dhe asgjë nga ne”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar.
Sipas tyre, ky investim ka nisur nga shoqata dhe më pas në vitet 2006-2008 ka kontribuar në vazhdimin e ndërtimit edhe ministria duke administruar gjithçka vetë ajo. Kjo godinë, sipas shoqatës së PAK, është rreth 6500 m2 dhe është në proces të përfundimit me investimin e vetë qytetarëve të verbër. Një tjetër padi që pritet të bëhet ndaj ministrit Veliaj po për shpifje, është në lidhje me deklaratën që ai ka bërë për presidentin e shoqatës, Sinan Tafaj për shpërdorim të fondeve. “Veliaj do të paditet edhe për shpifjen tjetër të radhës, pasi presidenti i shoqatës nuk është paguar asnjëherë dhe me asnjë qindarkë nga fonde publike në funksionet e veta drejtuese”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar.
Reagimi i këtyre shoqatave vjen pas deklaratve të ministrit Veliaj se persona të caktuar nga këto shoqata kanë kryer abuzime me fondet për personat me aftësi të kufizuara.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Post Views: 100
Tags: associations of disabled groupsErjon Veliajlawsuits for defamationministria e Punës dhe Mirëqënies SocialeMinistry of Labour and Social Welfaremurderous draftpadi per shpifjeprojektligje vrastarShoqata e Personave me Aftësi të KufizuarShoqatat e grupeve me aftësi të kufizuarthe Association of People with Disabilities
Previous Post

Kushtetuesja ka vlerësuar se Mustafa është zgjedhur jashtëligjshëm

Next Post

Tregtarët e ish-Uzina Dinamo protestojnë para Kuvendit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Tregtarët e ish-Uzina Dinamo protestojnë para Kuvendit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.