Kuvendi diskuton në seancën e sotme diskutojë disa projektligje të rëndësishme. Ndër pikat kryesore të rendit të ditës veçohen ndryshimet në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist”; ratifikimi i marrëveshjes së kredisë për eksport ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e projektit të furnizimit me ujë të Peshkopisë, si dhe Kodi Doganor.
Ndërkohë që ish-të përndjeurit kanë paralajmëruar një protestë përpara përpara Kuvendit, në nisje të seancës.
Pjesë e rëndësishme e punimeve të sotme të parlamentit janë dhe projektligjet që lidhen me reformën në drejtësi, si disa shtesa në Kodin Penal; ndryshimet në ligjin “Për funksionimin e KLD-së”, si dhe ndryshimet në ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”.
Po ashtu, Kuvendi voton sot dhe dekretin e Presidentit “Për kthimin e ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura “.